Malishevë: Gjendet i vdekur një person

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Kervasari të Malishevës.


Sipas policisë, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij, teksa bëhet e ditur se viktima është gjetur i shtrirë në tokë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.