Kishte mbetur e bllokuar pas tërmetit, ekipet e shpëtimit e nxjerrin nga rrënojat, rrëqeth vogëlushja: Shpëtoni nënën time (VIDEO)

Turqia është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë 7.7 ballë, i pasur më pas nga një tjetër tërmet po 7.7 ballë duke shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur.


Banesa të shkatërruara, qytetarë nën rrënoja ishin pamjet e transmetuara ditën e sotme që kanë bërë xhiron e botës.

Së fundmi një video rrëqethëse është shpërndarë në Twitter, ku shihen ekipet e shpëtimit teksa nxjerrin nga rrënojat një vajzë të vogël, mes lotësh e britmash.

Ndërsa pyetet nga ekipet e shpëtimit nëse ka të tjerë, vajza e vogël i është drejtuar: “Shpëtoni nënën time”.