Foshnja 7-muajshe shpëtohet më shumë se dy ditë pas tërmeteve (VIDEO)

Një foshnjë 7-muajshe u shpëtua sot më shumë se dy ditë pas tërmeteve shkatërruese në Turqinë jugore.


Foshnja 7-muajshe, e cila mbeti në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga tërmeti në lagjen Besni të Adiyamanit, u shpëtua nga zjarrfikësit e Komunës Cizre, të cilët shkuan në rajon nga rrethi Cizre i Shirnakut.

Foshnja u shpëtua nga rrënojat e pallatit të shkatërruar, nga zjarrfikësit e dërguar nga provinca Şırnak në Adiyaman, një nga dhjetë provincat e goditura rëndë nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Komuna e rrethit Cizre në Şırnak tha se foshnja u transferua në një spital lokal.

Shifrat e fundit për zonën e katastrofës janë se të paktën 9 057 njerëz kanë humbur jetën 49.133 janë lënduar pas tërmeteve që goditën Turqinë jugore brenda disa orësh nga njëri-tjetri, duke prekur 23 milionë njerëz.

Mbi 2 500 njerëz vdiqën në Siri dhe mijëra të tjerë janë plagosur.