Fero e lëshon Kosovën

Pas një muaji pas hekurave Feronit Shabani i njohur si Fero është lënë i lirë.


Ai është shfaqur në rrjetet sociale ku ka treguar edhe disa dokumente që zbulojnë se ka marrë vizën angleze. “Kosova ime e dashur do të më mungoni për disa kohë,”-shkruan Fero.

Pas lirimit nga paraburgimi ai duket se do të qëndrojë në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, Fero ka përshëndetur edhe avokatin e tij.
Fero u akuzua për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë në një lagje të Gjilanit. Ai qëndroi 30 ditë në paraburgim.