Emir Sulejmani: Zhelina vetëm me BDI-në ec përpara!

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Zhelinë, Emir Sulejmani në fjalën e tij në tubimin partiak “Bashkë për Europë” tha se Zhelina, komuna jonë fatkeqësisht po bën hapa prapa, nga një komunë e zhvilluar dhe me investime të vazhdueshme, punët kanë stagnuar dhe kemi probleme ekzistenciale.


“Po bëhen gjashtë muaj prej kur u bënë zgjedhjet e brendshme partiake, prej kur morëm pozitat dhe përgjegjësitë për obligimet për të cilat ngarkohemi, dhe ky model inovativ u instalua falë vizionit të liderit Ali Ahmeti. Ky përparim brenda partisë apo çdo arritje shtetërore e jona mban vulën e Ali Ahmetit. Zhelina, komuna jonë fatkeqësisht po bën hapa prapa, nga një komunë e zhvilluar dhe me investime të vazhdueshme, punët kanë stagnuar dhe kemi probleme ekzistenciale. Duke parë dështimet katastrofale, sonte duhet të jap një lajm të lumtur për banorët tanë, pas nga Banka Botërore kemi fituar fonde për investime të reja infrastrukturore, ndaj duke e ditur keqëmenaxhimin e bërë nga pushteti lokal, menaxhues i këtyre projekteve është Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Sot duhet të ruajmë unitetin, të mos lejojmë forcat destruktive të në çojnë në rrugë te gabuara, por ne qëndrojmë krah dhe trasojmë rrugën e liderit tonë Ali Ahmeti”, tha në fjalën e tij Sulejmani.