Ekskluzive/ TS: Ja drejtoritë që merr ASH-ja

Marëveshja për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri është drejt përmbylljes. Siç mëson TetovaSot, ASH ka fituar shumë drejtori të rëndësishme, ndërsa tanimë duket e finalizuar edhe ndarja e tre posteve ministrore, dy zëvendës ministra dhe dy sekretarë shtetëror. Përveç Shëndetësisë dhe Drejtësisë ka fituar edhe zv/kryeministër.


Siç mëson TS ekskluzivisht, ASH-ja ka fituar edhe dy zëvendës ministrat edhe atë në Bujqësi dhe Mbrojtje, ndërsa do të ketë edhe dy sekretar shtetëror.

Sipas portalit TS drejtoritë e rëndësishme ASH ka marrë:
1. MEPSO
2.Hekurudhat
3.Fondin Pensional
4.Postën
5. Avokati i Shtetit
6.Spitalin e Tetovës
7.Drejtoria për menaxhim me pronon e sekuestruar
8. Ndihmes drejtor në Dogana

Zv- Drejtoritë:
1. DAP dhe disa të tjera që pritet të publikojmë më vonë.

Përveç tyre ASH do të drejtojë edhe disa drejtori rajonale, institucione lokale nga pushteti qëndror, në kulturë, shëndetësi, ndërsa në shumë drejtori e ndërmarje do të ketë zëvendës drejtor, udhëheqës sektorësh dhe pozicione të ndryshme.

TS pas orës 16.00 do të publikojë edhe marrëveshjen finale që mund të ndryshojë brenda këtyre orëve në disa drejtori dhe cilat i merr ASH, cilat BDI e cilat LSDM./TS/