Bilall Kasami e humbi edhe një gjyq me Gjimnazin e Tetovës, ja vendimet e gjykatës (VIDEO)

Kryetari i komunës së Tetovës ka humbur lëndën e inicuar nga ai kundër gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për pretendimin e Komunës së Tetovës për marrje të paligjëshme të kompetencave dhe rrikthimin e drejtoreshës Teuta Llalla.


Gjykata Administrative ka hedhur si të pabazë padinë e Komunës së Tetovës dhe kryetarit Bilall Kadami me arsyetimin se padia është e paqartë dhe e pakapshme ndërsa në një prononcim ekskluziv për Tetova Sot drejtoresha e gjimnazit Teuta Llalla ka deklaruar se nuk është e mahnitur nga vendimi i gjykatës duke potencuar se që në fillim e ka ditur që drejtësia do të triumfoj.

” Unë nuk jam e habitur as e mahnitur nga vendimi i Gjykatës Administrative e kam ditur që në fillim se drejtësia do të triumfoj ai që duhet të habitet në këtë rast dhe me këtë vendim është vetë Bilall Kasami” tha mes tjerash Drejtoresha e gjimnazit Teuta Llalla.

Llalla gjithashtu nënvizoj se Komuna e Tetovës ka vijuar me obstruksione nga të gjitha anët, sipas saj Kasami deri më tani nuk ka aprovuar asnjë pëlqim për punësimet dhe zëvendësimet urgjente

LINK DERI TE VIDEO