Barcelona mposht Betisin, e “blindon” vendin e parë

Barcelona e ka shënuar edhe fitoren e katërt radhazi në La Liga.


Katalonasit triumfuan 1:2 në udhëtimin e vështirë ndaj Real Betisit në ndeshjet e mbetur nga xhiroja e 17-të.

Pjesa e parë u mbyll pa fitues, me dy ekipet që patën pak raste shënimi.
Në minutën e 65-të, Raphinha kaloi mysafirët në epërsi, pas asistimit nga Alejandro Balde.

Epërsia e katalonasve u dyfishua në minutën e 80-të kur Leëandoëski realizoi.

Vendasit u rikthyen tek në minutën e 85-të kur Kounde shënoi autogol.

Më pas, Betisi tentoi të bënte diçka më shumë, por në fund Barcelona rrëmbeu tri pikët.

Me këtë fitore, tani Barcelona shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se Real Madridi që tani ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Betisi mbetet i gjashti me 31 pikë gjithsej.