Atdheu: Që nga ky moment heq dorë nga Xhuli

Spektakli Prime i Big Brother VIP Kosova, ka filluar me ngjarje të papritura dhe bombastike, derisa Atdheu ka vendosur që përfundimisht t’i japë fund lidhjes së tij të porsakrijuar me Xhulin.

Shkas për këtë vendim të Atdheut, doli të jetë video materiali i transmetuar, ku shiheshin Mbresa dhe Xhuli në lavanderi dhe ku folën edhe një herë tjetër, rreth njohjes së kësaj të fundit me një person nga jashtë.

“Mendoj që po dhe mendoj që kur të dalë nga shtëpia kjo histori do të vazhdojë. Unë heq dorë nga Xhuli që nga ky moment”, ka thënë Atdheu në dhomën e rrëfimeve.