Ali Ahmeti: Jemi këtu të flasim ç’kemi bërë dhe të dëgjojmë çka duhet të bëjmë! (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nga takimi “Bashkë për Europë” me banorët e Zhelinës tha se BDI është parti e mirëorganizuar, e mirë etabluar, ndaj kjo parti është thesar kombëtar. BDI është gjaku i shqiptarëve të burgosur, të vdekur, është mundi i intelektualëve, prandaj të gjithë idealistët e misionaret që janë rreshtuar krah nesh, kanë investuar dhe investojnë mos të harrojmë sakrificën e popullit tonë, sepse në vuajtjen i kemi provuar në kurriz.


“Bashkëbisedojmë sonte që të shohim çka kemi bë, çka nuk kemi bërë ende dhe çka duhet të bëjmë. Sonte jemi këtu pothuajse pas tre javë takime, për të dëshmuar se jemi pas Emirit dhe rinisë, unë nuk e braktis anijen pa e futur në rrugë reformuese BDI-në, unë jam me rininë, ta mbështesim dhe të qëndrojmë fortë, sepse duke mbështetur njerëzit e merituar, ne çojmë procese përpara. Iku koha e sasisë, sot na duhet cilësia. Sot duhet parë si duhet të veprojmë, sepse nuk na pranon Europa pa standard. BDI është parti e mirëorganizuar, e mirë etabluar, ndaj kjo parti është thesar kombëtar. BDI është gjaku I shqiptarëve të burgosur, të vdekur, është mundi i intelektualëve, prandaj të gjithë idealistët e misionaret që janë rreshtuar krah nesh, kanë investuar dhe investojnë mos të harrojmë sakrificën e popullit tonë, sepse në vuajtjen I kemi provuar në kurriz”, tha Ahmeti para banoreve te Zhelinës.

Ai theksoi se partia e tij angazhohet për paqë, stabilitet, ekonomi të zhvilluar, për luftim ndaj krimit dhe korrupsionit, për administrate efikase.

“Shqiptari sot është vendimmarrës dhe faktor në vend, Bujari na përfaqëson në OSBE, Fatmiri na bën krenar me Bankën Botërorë, Naseri, Kreshniku apo Artani… sa më shumë ne instalojmë vlera aq më shumë armiq krijojmë. Mickoskit kjo nuk i pëlqen dhe unë e di se përse, unë nuk shkova në Hagë sepse lufta ime ishte e drejtë, ndaj mos të më përgjigjet ai mua me kalash! Ai e ka parë luftën veç ne televizor, ndërsa unë kam marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar. Pse ne po investojmë në stabilitet? Kontribuam në zgjidhjen e kontestit për emrin, jemi ulur në negociata që këtë rajon ta shpiejmë drejt rrugës së paqes e stabilitetit. Kohërat kanë ndryshuar, nuk duhet përsëritur tragjeditë këtij populli por duhet të mendojmë drejt mundësive të reja. Kemi plagë që nuk shërohen lehtë, kanë vdekur shumë njerëz për këtë vend, por nuk është zgjidhje hakmarrja”, theksoi Ahmeti.

Kosova, shtoi më tej kreu integrist, duhet të gjej zgjidhje me Serbinë, sepse në këto kohë Rusia është e interesuar të ketë gjak e konflikte, sepse Rusia pretendon të del në Adriatik, ndaj partnerët tanë e kanë ndarë mendjen se ne jemi me BE-në, jemi për Europë.
“Duke ndërtuar frontin për Europë, në kyçemi në procese përparimtare, drejt standardeve të reja, ndaj këtë nuk mund ta ndal as Mickoski e as shqiptarët që punojnë krah Mickoskit, por ne jemi për progres dhe jo regres. Anëtarësimi në BE ndalon emigracionin, përforcon ekonomikë, pagat dhe standardin jetësor, ndaj duhet me patjetër të ndodh, sepse kjo është sakrificë e përbashkët e jona për të arritur sukses”, potencoi Ahmeti para banorëve të Zhelinës.