Ahmeti për “Grupin e Zjarrit”: Është një grip, le të përdorin aspirina! (VIDEO)

Në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) me qytetarët dhe bazën partiake, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi është pyetur edhe për zhvillimet brenda për brenda BDI-së.

Por, pyetjes së qytetarit të interesuar për këto zhvillime partiake I është përgjigjur vet lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë që 20 vjet jam në hall me këto pune. Largojë këtë, vendose këtë. Kulture e një kombi është që kur emërohet një funksionar duhet të mbështetet, sepse mandate është katër vjet, pas katër viteve vjen ura e Siratit! Kjo që ndodh është një grip, le të përdorin aspirina, sepse nuk është e dobishme. Neve na duhet unitet, sepse asnjë punë nuk bëhet vetë. Duhet harmonizim dhe të bashkohemi për një front pro BE, ndaj unë jam përpjekur ti afroj partitë politike sepse jemi pak, ndaj nuk duhet dobësuar, por të bashkuar për Europë”, tha Ahmeti në përgjigjen e tij.