Ademi: BDI është vlerë e cila gjithmonë ka përfaqësuar vlerë për gjithë popullin

Kryetari i degës së Jegunovcit, Eldin Ademi para bashkëqytetarëve tha se BDI-ja, njihet si parti progresive, që ka ecur përpara


Sipas tij, BDI-ja ka poltiika pro BE dhe pro-amerikane.

“BDI është vlerë e cila gjithmonë ka përfaqësuar vlerë për gjithë popullin, një parti që numërin të arriturat dhe na bënë krenar. Në emër të sakrificave, të gjeneratave të ardhme dhe atyre që nuk janë më në mesin tonë, kërkojmë përkrahje në frontin tonë pro Europian”, deklaroi Ademi.