I akuzuari për video pornografike me fëmijë: “Nuk e dija se ishte e ndaluar”

Një i ri që jeton në Zvicër prej rreth tri vitesh ka dërguar një video të akteve seksuale me djem përmes Instagramit. Ai duhej të përgjigjej për këtë para Gjykatës së Qarkut në Baden (AG), transmeton albinfo.ch. Në rend dite ishte edhe mundësia e dëbimit të tij nga Zvicra.

“Nuk e dija se mund të arrihej kaq larg”, tha i akuzuari. “Mund të garantoj se nuk do të bëj më kurrë diçka të tillë. Unë jam kundër gjërave të tilla”. Shtetasi slloven 21-vjeçar me rrënjë kosovare përgjigjej për delikte lidhur me pornografinë para Gjykatës së Qarkut në Baden.

Sipas aktakuzës, ai u kishte përcjellë kolegëve një video prej 29 sekondash përmes Instagramit, ku shiheshin dy djem rreth dhjetë vjeç të përfshirë në akte seksuale. Prokuroria publike ka kërkuar një gjobë me kusht prej 50 tnjësish ditore nga 110 franga secila dhe një gjobë prej 900 frangash për pornografi, shkraun aargauerzeitung.ch. Ajo gjithashtu kishte kërkuar një ndalim të përjetshëm të aktiviteteve me kontakte të rregullta me të mitur dhe një dëbim pesë-vjeçar nga vendi.
“Unë dua të qëndroj këtu”

Kërcënimi i fundit i dënimit (dëbimi) dukej se kishte goditur veçanërisht të akuzuarin, i cili kishte ardhur në Zvicër tre vjet e gjysmë më parë përmes bashkimit familjar. “Dua të qëndroj këtu”, tha ai në marrjen në pyetje, e cila u realizua me ndihmën e përkthyesit. Avokati i tij ka dorëzuar shkresat ku thuhet se i akuzuari, i cili punon në një firmë ndërtimi, po aplikon për praktikë (kualifikim).

“Unë thjesht dua të bëj diçka më të mirë sesa të punoj në ndërtim”, është shprehur ai.

Arsyeja pse ai e kishte përcjellë videon ishte se ai thjesht donte t’u tregonte kolegëve të tij se çfarë gjërash mund të kishte nëpër video, përckjell albinfo.ch. Ai nuk e di se nga e ka marrë filmin. Pastaj, ai e kishte fshirë menjëherë videon. Dhe, instagrami ishte bllokuar kështu që marrësit nuk e kishin parë videon.

Për indikacionet e gjyqtarit se shqyrtohej edhe dëbimi nga shteti, i akuzuari tha: “Unë kam një punë këtu. Familja ime jeton këtu prandaj ddua te jetoj këtu. Unë jam fajtor. Por nuk e dija që ishte e ndaluar”.

“Dëbimi nga vendi, në shpërpjesëtim me veprën ekryer”

Avokatja shpjegoi se klienti i saj e ka përcjellë videon pa qenë në dijeni të pasojave. Një dëbim nga vendi do të ishte joproporcional me veprën e kryer. I akuzuari nuk ka as borxhe e as precedentë penalë, është i integruar mirë, punon, ka pranuar veprën dhe bashkëpunon. Dëbimi nga vendi do ta godiste rëndë. Tek ai vlen i ashtuquajturi “rast i rëndë”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari dënohet me gjobë me kusht prej 30 njësish ditore prej 110 CHF dhe gjobë prej 660 CHF, transmeton albinfo.ch. Duhet të hiqet dorë nga ndalimi i aktiviteteve (me të mitur) dhe nga dëbimi nga vendi.

Gjykata në masë të madhe i ndoqi këto kërkesa. Megjithatë, ajo e caktoi një gjobë prej 50 njësish ditore dhe shpagim prej 900 frangash. I akuzuari duhet të bartë edhe shpenzimet e procedurës.

“Ju duhet të thoni shumë qartë se krimi është një shkelje `nga katalogu` dhe mbi këtë bazë mund të pritet edhe dëbimi nga vendi”, tha presidenti i gjykatës Kramer për vendimin.

“Por gjykata ka bërë një barazpeshim mes interesave publike dhe private”, përcjell albinfo.ch. Ai ka paralajmëruar të akuzuarin: “Këto gjëra nuk duhen të shpërfillen. Tregojani këtë bashkëmoshatarëve tuaj. Shpresoj t’i keni marrë mësimet e duhura”.