Zelenskyy: Ukraina ka nevojë kryesisht për raketa me rreze të gjatë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se kanë nevojë për raketa me rreze të gjatë për të luftuar në mënyrë efektive kundër ushtrisë ruse në luftën që vazhdon në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).


Në një postim me video nga llogaria e tij në Telegram, Zelenskyy foli për zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.

“Forcat ruse në orët e mëngjesit të 28 janarit kryen sulme me raketa në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut”, tha Zelenskyy i cili shtoi se si pasojë e sulmeve humbën jetën 3 civilë ndërsa 14 të tjerë u plagosën.

Ai theksoi se në sulm u vendosën në objektiv banesat ku jetojnë civilë dhe se forcat ruse sulmin në fjalë e kanë kryer me raketat S-300.

“Ukraina ka nevojë kryesisht për raketa me rreze të gjatë”, deklaroi Zelenskyy i cili bëri të ditur se kanë nevojë për më shumë armë për të parandaluar sulme të ngjashme dhe për të kufizuar mundësitë sulmuese të ushtrisë ruse.