Vuçiq: Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por edhe që të ketë parimet e veta

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur sërish në lidhje me zhvillimet në dialog.

Ai është shprehur se Serbia planifikon të tregojë se dëshiron dialog e kompromis, por se ka parimet dhe pritjet e veta.

“Ne kemi nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Plani është të punojmë edhe më shumë përballë sfidave, të përpiqemi që të jemi më të mirë, të tregojmë se Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por edhe që të ketë parimet dhe pritjet e veta,” – u shpreh Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

“Rroftë Serbia,” – tha ai në fund të fjalës së tij.