Viti 2023 është vit i një investimi të madh në infrastrukturë, mjedisin jetësor, në arsim dhe kulturë për gjeneratat e ardhshme

Në panelin kushtuar projekteve kapitale si dhe zhvillimit të kulturës dhe arsimit në kushte krize, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Bochvarski,ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevskës, drejtori i NP të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi dhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, profesor Dr. Goran Markovski.
“Ne jemi duke investuar mbi një miliard euro për infrastrukturën. Filluam projektin më të madh për ndërtimin e korridorit hekurudhor 8 drejt Bullgarisë me vlerë mbi gjysmë miliardë euro. Për vetëm një vit përfunduam ndërtimin e dy autostradave të shpejta nga Shtipi në Koçan dhe nga Shtipi në Radovish, një investim prej mbi 100 milionë euro. Gjithashtu, kemi rindërtuar mbi tridhjetë rrugë rajonale. Ne ofrojmë mbështetje maksimale për komunat përmes rindërtimit të rrugëve lokale, vetëm vitin e kaluar janë rehabilituar rreth 130 rrugë. Ndihmojmë edhe në pjesën e ndërtimit të ujësjellësve dhe kanalizimeve.
Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi theksoi se ky vit ndërmarrja publike ka buxhetin më të madh të parashikuar për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve shtetërore.
Janë planifikuar 486 milionë euro për investime, ndaj shpresojmë që buxheti i projektuar do të jetë i mjaftueshëm për arritjen e synimeve të Programit Vjetor për vitin 2023.
Në të hyrat e planifikuara dhe të ardhurave të NPRrSh-së janë paraparë edhe 244 milionë euro nga Buxheti i RMV-së për vitin 2023, përmes Ministrisë së Transportit Lidhjeve, në përputhje me Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e Projektit për ndërtimin infrastrukturor të Korridorit 8, për autostradën Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe Korridori 10d për aksin rrugor të autostradës Prilep – Manastir.
Pra, këtë vit vazhdojmë me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, projekt ky që presim të përfundojë deri në fund të këtij viti.Jemi duke vazhduar edhe me ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, ku faza e parë është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë këtë vit. Por, këtë vit do të fillojmë punimet ndërtimore për fazën e dytë, gjegjësisht dhjetë kilometrat e mbetura të këtij aksi rrugor shumë të rëndësishëm. Këtë vit do të fillojmë ndërtimin e autostradës Kërçovë-Bojkoçan.
Aktivitet të fuqishëm infrastrukturor ka paralajmëruar edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.
“Vitin e ardhshëm 2023 e konsideroj si vit të mundësive për mjedisin, sepse realisht kemi punuar shumë në periudhën paraprake dhe kemi ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve kapitale shumë serioze infrastrukturore që do të mundësojnë që çdo vendbanim të ketë ujë të pijshëm të pastëdhe do të ketë një sistem të përshtatshëm të menaxhimit me mbeturinat.
“Vitin e kaluar ishim të fokusuar në disa aspekte të arsimit – infrastrukturës, programeve të reja dhe teksteve të reja arsimore, mbështetje për zhvillimin profesional dhe rritjen e motivimit të stafit mësimdhënës, gjithëpërfshirjen, standardet e nxënësve dhe studentëve dhe investimin në shkencë dhe kërkime. Të njëjtat prioritete mbeten edhe në këtë vit të ri kalendarik, në atë që kemi një Buxhet prej 450 milionë eurosh, që është 8.4% më i lartë se vitin e kaluar”, tha ministri Shaqiri, duke shtuar se kjo konfirmon se arsimi do të jetë fushë prioritare për investime, madje dhe në kushtet e krizës së theksuar ekonomike dhe energjetike.
Në kulmin e krizës globale shëndetësore, kultura dhe arti ishin një strehë. E lehtësuan distancimin social. Ishim vetëm, por nuk ishim të vetmuar, theksoi ministrja Kostadinovska – Stojçevska.
“Kultura në vetvete është një investim kapital. E kombinuar me ndërgjegjësimin tonë për rolin dhe rëndësinë e saj, ajo sjell një përfitim të madh që nuk matet vetëm si përfitim ekonomik.
Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, profesor dr. Goran Markovski, theksoi se nevojitet një koordinim i fuqishëm ndërmjet institucioneve arsimore dhe shtetërore për realizimin në kohë dhe cilësor të projekteve kapitale.
“Ndërtimi luan një rol të madh në krijimin e Bruto Produktit Vendor dhe nga ky aspekt është e nevojshme të rritet vlera e kapitalit njerëzor për të pasur projekte kapitale të suksesshme”, theksoi profesori Goran Markovski.