Chelsea është klubi që ka shpenzuar më së shumti në afatin kalimtar të janarit.

Mykhailo Mudryk ka qenë transferimi më i madh i muajit, me Chelsea që i ka paguar Shakhtar Donetskut deri në 100 milionë euro.

22-vjeçarit i është dhënë një kontratë jashtëzakonisht e gjatë, e cila zgjat deri në vitin 2031, me raporte që sugjerojnë se kjo është për të ndihmuar Chelsean të shmangë shkeljen e rregullave të “Fair Play Financiar (FFP)”.
Këto zhvillime thuhet se kanë “zemëruar” zyrtarët e UEFA-s, dhe “Caught Offside” ka zbuluar ekskluzivisht se organi qeverisës është vendosur të prezantojë një rregull që do t’i kufizonte lojtarët deri në një kontratë 5-vjeçare.

Barcelona ka pasur përvojë në përfundimin e kontratave të gjata, me Lionel Messin, që i është dhënë një kontratë 9-vjeçare në vitin 2005.

Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao kanë bërë gjithashtu marrëveshje të njëjta në të kaluarën, me Saul Niguez, respektivisht Inaki Williams.

Megjithatë, tani pritet që asnjë klub nuk do të lejohet të bëjë një gjë të tillë në të ardhmen.