Sulmet në Jeruzalem, Izraeli paralajmëron për reagim të fortë

Dy sulmet që ndodhë nga palestinezët në Jeruzalem, Kryeministri i Izraelit ka premtuar se do të marrin përgjigje të fortë.


Benjamin Netanyahu, në mbledhjen e qeverisë, bëri të ditur se do të ketë masa të reja për të “luftuar terrorin”.

Ndërkohë, ushtria izraelite theksoi se do të përforcojë numrin e trupave ushtarake në Bregun Perëndimor.

Të premten, një sulm me armë në një sinagogë në lindje të Jeruzalemit shkaktoi 7 të vrarë dhe 3 të plagosur. Autori, i identifikuar më pas si një palestinez, u vra në vendngjarje. Lidhur me këtë sulm, autoritetet izraelite kanë arrestuar 42 persona.
Ndërkohë që ditën e sotme, policia izraelite bëri të ditur se një 13-vjeçar qëlloi me armë në lagjen “Silwan” të Jeruzalemit duke lënë pas 2 të plagosur, babë e bir. Ndërsa 13-vjeçari u qëllua nga kalimtarë të rastit dhe ka mbetur i plagosur.