Një tjetër aksident fatal ka ndodhur në Laç pranë kryqëzimit të Fushë Kuqës.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë dhe janë lënduar disa persona të tjerë.

I riu Endri Toma është përplasur me një automjet me të cilin udhëtonin një çift të rinjsh Albi Rexhepi, Imelda Rexhepi , së bashku me fëmijën e tyre 2-vjeçar, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Laçit.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ”Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.