Rrëzohet helikopteri në Itali, humb jetën piloti 45-vjeçar

Një helikopter është përplasur në Fruili, Itali.


Mediat vendase raportojnë se helikopteri u rrëzua mëngjesin e së martës në zonën e Pordenone, në Sequals dhe një person vdiq. Viktima besohet të jetë piloti.

Shërbimet e urgjencës u lajmëruan nga një person që pa një helikopter civil që rrotullohej jashtë kontrollit dhe më pas u zhduk nga horizonti.