Përfundon sezoni i gjuetisë në parkun kombëtar Mali Sharr, nuk ka përhapje të murtajës afrikane te derrat

Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, nuk ka sëmundje të murtajës afrikane te derrat e egër që janë gjuajtur sipas marrëveshjes me kompanitë e gjuetisë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së asaj sëmundje në zonën e mbrojtur malore. Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr rikujton se gjuetia atje është plotësisht e ndaluar, dhe marrëveshja me shoqatat e gjuetisë për të a.q. gjuetia sanitare vlen vetëm për një periudhë të caktuar për të eliminuar sëmundjen.


“Sot, me datë 31.01.2023, skadon vlefshmëria e Vendimit dhe marrëveshjeve për bashkëpunim të cilat Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr i lidhi me shoqatat gjuetare Kuçi Baba, Shqiponja e Sharrit, Mali Sharr dhe Luboten me qëllim të ndërmarrjes së masave në lidhje me përhapjen e murtajës afrikane te derrat. Marrëveshjet u lidhën në bazë të Vendimit për lejimin e gjuetisë së gjahut nën mbrojtjen dhe masave të ndërmarra nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në lidhje me përhapjen e murtajës afrikane te derrat, e sjellë nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave nr.50-8629/1 të datës 30.08.2022 vitit dhe Vendimit të AUV-së për kontroll dhe masa mbrojtëse në lidhje me sëmundjen e murtajës afrikane te derrat nr.10-2257/2 të datës 03.08.2022 vit dhe ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij vendimi”, bëhet e ditur në njoftim.

Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr është e ndaluar gjuetia e kafshëve të egra dhe është e ndaluar lëvizja e personave me pushkë dhe mjete tjera për gjueti.

“Mosrespektimi dhe shkelja e ligjeve dhe rregullave do të sanksionohet sipas dispozitave ligjore pozitive”, porosisin nga IP Mali Sharr.

Gjuetia e paligjshme është e dënueshme me nenin 228 të KP të Republikës së Maqedonisë së Veriut.