Përfitimet e ASH-së nga hyrja në Qeveri, Iseni: Veprim në të mirë të perspektivës evropiane

Të gjitha partitë politike të cilat kanë prioritet integrimin e vendit, do të ishte mirë t’i bashkohen trenit të shpejt i quajtur “Fronti për Evropë” dhe me këtë veprim, asnjëra parti e cila do të kyçej në shumicën e re parlamentare nuk do të gabonte. Ky është konstatimi i politikologut Xhenur Iseni i thënë në “Intervistën e Javës”, i cili kyçjen e ASH-së në Qeveri e shef si një hap nga i cili varet e ardhmja evropiane e vendit.


“Unë gjithmon po i shoh gjërat me pozitivitet dhe themë se ASH është një e mirë e domosdoshme për këtë vend, edhe pse ASH edhe deklarativisht ka treguar se do ti mbështet ndryshimet kushtetuese në qoftë se është pjesë e opozitës por tani ndodhitë e fundit në BDI e risin pak peshën dhe pazarin e ASH në negociatat dhe për ndarjen e resoreve sepse praktikisht Qeveria pa ASH, duke i pasur parasysh ndodhit e fundit nuk ka shumicë në Parlament dhe këtë gjë do ta shfrytëzon.”, tha politikologu Xhenur Iseni.

Iseni: ASH të kërkojë garanca se nuk do të tradhtohet

Nuk ka dyshime shton Iseni se çdo zgjerim i shumicës parlamentare është koalicion interesi, por me rastin e kyçjes së ASH-së në Qeveri do të ketë dobi të dy anshme. Mazhoranca do të jetë më afër për t’i siguruar numrat e nevojshme të deputetëve për ndryshimet kushtetuese, ndërsa ASH do të stabilizojë anëtarësinë e vet dhe do të përfrocojë pozicionet e saja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ajo që Iseni mendon se mund të paraqitet “mollë sherri” gjatë negociatave për hyrje në Qeveri është ndarja e resoreve, respektivisht marrjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Poashtu Iseni thot se ASH duhet të kërkojë garanca se nuk do të tradhëtohet përsëri.

“Garanca nuk e besojë se ka, për atë unë mendojë se kur i ka hyrë kësaj pune kryetari i ri i ASH-së ka marr parasysh edhe përvojen e hidhur në kaluarën kur praktikisht ASH e nxorën nga Qeveria, pra nuk doli vet por e nxorën prej Qeverisë, ndërsa tani ASH dëshiron të jetë pjesë e atij mozaiku me shpresën se do të ndodhin ndryshimet kushtetuesë. Unë mendojë se mazhoranca aktuale nuk e ka komoditeti për t’ia hedhur ASH sepse ata janë goxha ngusht me sigurimin e deputetëve jo për 80 vota, por për 61 deputetë.”, tha Iseni.

Iseni është i mendimit se procesi i negociatave mes ASH dhe Qeverisë nuk do të zgjatë shumë dhe se ato do të përfundojnë Brenda dhjetë ditëve të ardhshme.