Nga Anglia: Interi kërkon Maguire në formën e huazimit

Inter ka bërë një sondazh për Harry Maguire të Manchester United.


Megjithatë, sipas raportimeve nga “Daily Mail”, kapiteni i “Djajve të Kuq” do të dëshironte të priste verën për t’u larguar nga Old Trafford, ndërsa zikaltërit e kanë me nxitim pasi dëshirojnë të gjejnë zëvendësuesin e Skriniar i cili do të largohet për te PSG.

Interi e kërkon me huazim, megjithatë, nuk ka ngjasa që mbrojtësi anglez të lëvizë në janar sespe në fund të sezonit do të vlerësojë ofertat nga klubet e tjera, gjë që përkon edhe me dëshirat e Manchester United.