Momenti kur shemben 1000 ton shkëmb në Bregun Jurasik (VIDEO)

Një moment drastik ka ardhur nga shembja e 1000 tonë shkëmbinjve të lashtë nga shkëmbi ranor 150 metra në Bregun Jurasik në West Bay në Dorset.


Brenda disa sekondave pjesë të shkëmbit janë shkëputur duke krijuar pluhur.
Lexo Edhe:
Ndërsa rrënojat bien, një re gjigante pluhuri fillon të mbulojë menjëherë zonën e plazhit dhe valët e tij përreth në breg.
Fatmirësisht, plazhi ishte bosh për shkak të kushteve të ftohta dhe me vranësira të asaj dite, në rast të një dite me kohë të mirë nuk do ishte shmangur dot një tragjedi.

Duke përshkruar sekuencën alarmante të ngjarjeve, një zëdhënës i Ekipit Jurassic Coast të Këshillit të Dorset tha: “Ju mund të shihni se si funksionojnë këto shkëmbinj.

Ato bien vertikalisht, thjesht rrëzohen nga pesha e madhe e shkaktuar ndoshta nga ujërat nëntokësore dhe dobësimi i shkëmbit nga poshtë. Unë mendoj se ne të gjithë duhet të jemi shumë mirënjohës që askush nuk ishte afër kësaj kur ndodhi.”