Ministri italian i Mbrojtjes paralajmëron Luftën e Tretë Botërore: Do fillojë nëse tanket ruse hyjnë në Kyiv

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën e luftës në Ukrainë gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu.


“Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë.

Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian.

Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse, raportoi Ansa.

“Lufta e Tretë Botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kyiv, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës”, tha ministri.