EKSKLUZIVE/ Erdhi zarfi, TetovaSot: Ja cilët ministri i merr ASH-ja?

Zarfi erdhi për ASH-në, i pari që e ka hapur është Arben Taravari për të parë ofertën serioze për bashkëqeverisje me LSDM-në, BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën.


Taravari së bashku më kryesinë e ASH-së kanë pranuar ofertën e kryeministrit Kovaçevski për të bashkë qeverisur viteve në vijim deri në zgjedhjet e ardhshme.

Siç ka arritur të mësoj ekskluzivisht TetovaSot nga burimet e besueshme brenda ASH-së, ASH-ja do të drejtojë me  Ministrinë e Shëndetësinë dhe Ministrinë e Drejtësisë si dy ministri të rëndësishme dhe me dy zv/ministri.

Nga drejtoritë e rëndësishme ASH-ja ka pranuar ti drejtojë:  PIOM,  Postën e Maqedonisë,  Librat Amë, Avokatin e Shtetit dhe Hekurudhat,  këta janë disa nga drejtoritë e rëndësishme të ASh-së ku nesër do të japim edhe detaje të tjera si zv/ministritë dhe drejtoritë tjera më të vogla.

Ky është një nga opsionet e bashkëqeverisjes mes katër partive, opsioni i dytë është nëse Alternativa del nga Qeveria ASH-ja merr edhe pak më shumë drejtori dhe një Ministri.