“Çfarë do Nevzati ma shumë, 3 mandate kryetar, 1 mandat ministër, 1 deputet” (VIDEO)

NJë qytetar i komunës së Vrapçishtit sonte në tubimin e organizuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti bëri një pyetje publike për Nevzat Bejtën i cili është rreshtuar me “Grupin e Zjarrit” apo në opinion që njihet edhe si “Grupi i Musës”.
Ai pyet Nevzat BEjtën se çka do më shumë nga BDI-ja, kur ka qenë 3 mandate kryetar komun,e 1 mandat ministër, 1 mandat deputet

“Çfarë do Nevzati ma shumë, 3 mandate kryetar komune, 1 mandat ministër, 1 mandat deputet unë se kuptoj çfarë do më shumë. Ai është mirë ti sjelle mendjes, të rreshtohet pas kryetari të ri të Gostivarit, mosa i ka mbri te 60-ta, edhe 3 -4 vjet del në pension, çfarë do ma shumë, për krjet të ketë ka pak” u shpreh një i ri nga Vrapçishti duke hedhur kritika ndaj Bejtës dhe Grupit të Zjarrit.

Edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se ata që nuk janë të knaqur e kanë për pozicione. /TS/