Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari në deklarimin e sajë para banorëve të Sellcës kduke cituar Ali Ahmetin ka thënë se universiteti në gjuhën shqipe ishte dikurë ëndër e gjyshërve dhe prindërve shqiptarë, ëndër e qëllim i cili sipas Ajdarit është përmbushur.

Ajo ka thënë se për dallim nga atëherë, të rinjtë sot kanë qëllim dhe ëndër, integrimin në Bashkimin Evropian dhe duan që Maqedoninë ta shohin krah vendeve të përpararuara të Evropës.

“Jemi evropian, ndër banuesit më të vjetër të këtij kontinenti dhe i kemi dhënë shumë Evropës, si në kulturë, art, histori e letërsi. Evropa gjithnjë na ka pasur shumë borxh të cilin duhet ta shlyej sa më parë. Nuk kam dyshym se edhe këtë herë do të ngadhënjejë ideali ynë pro-perendimorë dhe e ardhmja evropiane e vendit me punë dhe përkushtim. Shumë intelektual që kërkonin ndër vite që patriotizmi shqiptar të institucionalizohet në RMV ishin dhe janë dëshmitarë që këtë vepër e përmbushi politika dhe vizioini juaj, kryetar. Demokracia kërkon iniciativë dhe lidership shumë dimensional dhe përfocim të institucioneve, e kjo është ajo për të cilin BDI-ja ka punuar për këto vite. Edhe pse e vështirë, duke pasur parasyshë se jemi në një shtet multi-etnik por jo e pamundur. Ne si gjeneratë ua kemi borxh fëmijëve tanë tua trasojmë rrugën për një jetë më të mirë e cilësore por gjithmonë duke ua mësuar e rikujtuar rënjët e prejardhjen e kulturën tonë. Nuk mund të shkojmë përpara nëse harrojmë se nga vijmë”, tha mes tjerash Ajdari.