Ambasadorja e SHBA-ve Angela Aggeler sot ka deklaruar se klasa politike në Maqedoninë e Veriut duhet të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, edhe pse ky është një vendim i vështirë.

Ajo tha se ky vendim është i domosdoshëm që vendi të shkojë përpara.

Pa specifikuar partitë politike që kundërshtojnë këtë hap, ajo tha se me biseda do të tentojë të bindë ata që të mbështesin këto hapa. Një bisedë më të plotë me ambasadoren Aggeler, mund të ndiqni sot në kuadër të Programit 200 që transmetohet në ora 22:20.

Alsat: Shpesh keni folur për një “vendim të vështirë” që klasa politike duhet të marrë, a mund të saktësoni se çfarë mendoni me këtë?

“Vendim i vështirë tani është të bëhet një zgjedhje e duhur për të ecur drejt BE-së. E di që është e vështirë por duhet kaluar amendamenti kushtetues. E di që nuk është domosdoshmërisht popullor por është i domosdoshëm të shkohet përpara. Deputetët duhet votuar që të kalojnë amendamentin kushtetues, që sinqerisht vendi të mund të shkojë përpara.”