Ylli i TikTok ndërron jetë pak ditë pas mesazhit të fshehtë

Megha Thakur, vetëm 21 vjeç, e cila ndiqej nga më shumë se 1 milion persona në rrjetet sociale, ka ndërruar jetë në rrethana misterioze.

Vajza, e cila jetonte në Ontario dhe njihej si yll i TikTok-ut nga Kanadaja, ndërroi jetë në orët e para të 24 nëntorit. Lajmi është konfirmuar nga prindërit e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Pak ditë para vdekjes, më 18 nëntor, Megha kishte postuar një video teksa ecte në rrugët e Nju-Jorkut. Bashkëngjitur videos, ajo shkruante: “Ti e ke në dorë fatin tënd. Mos e harro këtë”.

“Megha-n ka ndërruar jetë papritur, më 24 nëntor. Ajo i donte ndjekësit e saj dhe për këtë do të donte që ju ta mësonit lajmin e hidhur të vdekjes së saj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e familjes.

Shkaqet e vdekjes së ish-modeles janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se postimi i fundit i saj mund të ketë një mesazh të fshehur.