Veliçkovski: BDI ka adresuar me sukses nevojat e votuesve të saj

Statusi i BDI-së në këto dy dekada është rezultat i një qëllimi të qartë, organizimit të kuadrove dhe prioriteteve politike të përshtatura në kohë reale, në një skenë dinamike politike të brendshme dhe të jashtme, thotë analisti politik Ivon Veliçkovski, duke folur për dominimin absolut të BDI-së në skenën politike shqiptare përballë gjithë partive tjera shqiptare.


“Politikisht, ky qëndrim i BDI-së është reflektim i konsistencës drejt integrimit dhe barazisë mes qytetarëve si synim i brendshëm dhe integrimit të vendit si synim kombëtar. Sociologjikisht, BDI në periudha të ndryshme adresoi me sukses nevojat e votuesve të saj të gjeneratave të ndryshme, duke u vënë në pozitë konkurruese, jo vetëm te shqiptarët. Debati aktual në BDI, është e vërtetë, shënon dallime, por ajo që aktualisht duket të jetë një dobësi – dhe lejon që përmes konkurrencës së brendshme të fokusohet në luftën kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit si sfida sistematike të Maqedonisë së Veriut. Në një rast të tillë, BDI-ja do të mbajë një status më dinamik para partive të tjera dhe do të veçohet sërish, por jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe më gjerë”, tha Veliçkovski për portalin Index.mk.

Ai theksoi se BDI u maturua së bashku me elektoratin dhe shoqërinë, me të gjitha uljet dhe ngritjet dhe pikat e forta dhe të dobëta të një partie që ka dy dekada në pushtet.

“Nëse ruan dinamikën, përfaqësueshmërinë e zgjedhësve të saj dhe nëse nuk i nënshtrohet inercisë, do të vazhdojë të krijojë dhe zbatojë politikat përkatëse, duke ruajtur statusin për të cilin po flasim”, nënvizoi ai.