Një pasagjer u vra dhe katër u plagosën kur një dallgë goditi anijen e tyre të lundrimit gjatë një stuhie në fillim të kësaj jave.

Pasagjerët ishin nisur në një lundrim në Antarktik në bordin e Viking Polaris kur u godit nga stuhia ndërsa lundronte drejt Ushuaia, Argjentinë, vonë të martën në mbrëmje.

Stuhia shkaktoi një valë gjigante që theu disa xhama në anijen turistike dhe këto ranë mbi dhe vranë një grua amerikane.

Viking Cruises konfirmoi në një deklaratë të shtunën se anija ishte goditur nga një “valë mashtruese”, një lloj valë që Shërbimi Kombëtar i Oqeanit i SHBA-së e përshkruan si “më të madhe se dyfishi i madhësisë së valëve përreth.”

“Me pikëllim të madh konfirmuam se një mysafir ndërroi jetë pas incidentit”, tha Viking Cruises, pa zbuluar emrin apo kombësinë e e pasagjeres.

Megjithatë, agjencia shtetërore argjentinase e lajmeve Telam tha se pasagjerja e vdekur ishte një grua amerikane e cila mori goditje nga një sipërfaqe xhami që u shemb në mes të stuhisë.

“Katër mysafirë të tjerë pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën gjatë incidentit dhe u trajtuan nga mjeku në bord dhe stafi mjekësor i anijes”, tha Viking.

Linja e lundrimit tha se po heton dhe ka anuluar udhëtimin e radhës të Viking Polaris të planifikuar për 5 deri më 17 dhjetor.