Javën e ardhshme vjen për një vizitë ‘kontrolli’ në jug të Shqipërisë kryeministri grek Micotaqis, për të shpallur ‘Asociacionin e komunave greke dhe të Vorioepirit në tre komunat shqiptare.

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe se kjo vizitë po bëhet me aminin e ‘KIKNG-ut’ dhe arumunit soroist që qeveris sot Shqipërinë Edvin Rama, i cili i ka hapur portat e ‘kështjellës shqiptare’ për miq dhe armiq ku të kalojnë lirshëm si të duan të llangosen derri dhe dosa.
Vetëm deri atëherë kur do të shpallet ‘Asociacioni i komunave greke në Shqipëri’, shqipot tanë adhurues të Edvin lemerisë do ta kuptojnë se KINGU i tyre i paskësh tradhtuar për një çik pushtet dhe mbështetje në këmbim të votës së shovinistëve grek për aderimin e Shqipërisë në BE!

Edvin lemeria është përgjegjës i kësaj frugullie kombëtare dhe nuk duhet urryer jo se është lider i PS, por sepse nuk është personi i duhur në vendin e duhur që udhëheq Shqipërinë, pasi i ka bërë dhe po i bën batërdinë çdo ditë e më shumë vendit përmes favoreve politike që po i bën Serbisë dhe Greqisë kundër Kosovës dhe vet Shqipërisë.

Jo e gjithë udhëheqja e PS janë antishqiptare siç thonë kundërshtarët politik por së bashku me të socialistët e kanë humbur mbështetjen e militantëve, pasi Edvin lemeria ka rrëmbyer PS me metoda antidemokratike dhe mafioze.
Vetë ai nuk përfaqëson të majtën dhe programin socialist, por përkundrazi ai përfaqëson borgjezinë e re shqiptare përmes Soros dhe oligarkëve dhe drogaxhinjëve të majave botërore.
Që të jetë tablloja më e qartë se Edvini nuk ka ideal është dhe vetë thirrja e tij vrastare njëherë e një kohë në fillimet e ‘demokracisë’ kur deklaroi se deshi t’i varte të gjithë socialistët në litar!

Sot Partia Socialiste ndjek rrugën e qoftëlargut, rrugë të trasuar me shumë marifet nga Edvini, ku me këtë tjetërsim PS ka ndërruar identitet dhe nuk mbron më kauzën e shtresave të paprivilegjuara dhe të varfëra e as nuk qëndron më majtas por është mballosur më djathtas se e djathta, një parti që mbështetet nga oligarkë dhe hajdutë miq të Edvinit brenda shoqërisë e gjarprit Soros.
Ka ardhur koha kur Edvin lemerinë duhet nxjerr para togave të zeza për tradhti kombëtare për shkak të lëshimeve dhe dorëzimit para shantazheve greke dhe serbe ndaj interesave kombëtare dhe jo ta urrejmë si bir i Kristaqit, pasi i ati nuk ka faj për tradhtitë e të birit.

Ndaj, socialistitët e thjeshtë duhet të reflektojnë thellë përballë kërcnimit të shovinizmit grek në jug të vendit dhe ndaj liderit të tyre të imponuar nga jashtë.
Ata kanë patur kohë ta njohin djalin e tyre plëngëprishës që po i vë kazmën Shqipërisë, ndaj duhet të distancohen sa më parë nga ai dhe veprimet e tij antishqiptare dhe kapitulluese ndaj Republikës së Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Medai Shaholli