Shpërthim në një ndërtesë në Turqi, ka edhe të plagosur (Video)

Gjashtë persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bojleri për ngrohje në një ndërtesë banimi në qytetin Sanliurfa në rajonin Akçakala të Turqisë. Shpërthimi ka ndodhur sot herët në mëngjes, ndërsa fuqia e shpërthimit ka bërë që të shkatërrohen disa pjesë të pallatit pesëkatësh.

Mediat turke raportojnë se gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa sipas autoriteteve po hetohet nëse ka persona tjerë të lënduar që janë në rrezik për jetë.