Shpërthim i fuqishëm në veri, Policia thotë se ishte mjet piroteknik

Edhe sonte një shpërthim i fortë është dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës.


Mirëpo, Policia e Kosovës ka thënë se shpërthimi që ka ndodhur rreth orës 21:45, ka qenë një mjet i fortë piroteknik.

Mjeti piroteknik është hedhur te vendi i njohur si Tre Soliterat, pranë shkallëve të Shkollës së Mjekësisë, ka sqaruar për Kossev Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se shpërthimi i fortë ka shqetësuar qytetarët e Mitrovicës dhe është dëgjuar në të gjitha pjesët e qytetit.