Greqia është goditur sërish nga tërmete këtë të shtunë, në zonën e Evia, që vijon me një aktivitet të lartë sizmik.

Lexo edhe: Tërmet i fuqishëm shkund Greqinë, sa ishte magnituda

Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 12:35 me kohën lokale. Tërmeti i dytë, me magnitudë 3.8, është ndjerë rreth orës 12:51.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra ishte 8 kilometra në lindje-juglindje të Zarakon në Evia.

Lexo edhe: Tërmetet shkundin Greqinë, çfarë paralajmëron sizmiologu grek për të gjithë rajonin: Nuk jemi ende të sigurt nëse..

Në po të njëjtën zonë u ndjenë tërmete me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter pak ditë më parë, ndërsa sizmiologu kontravers grek Akis Tselentis, paralajmëroi se lëkundjet nuk mund të shpjegohen, pasi zona nuk njihet si një rajon me aktivitet sizmik.

“Nuk prisnim të ndodhte tërmet në këtë zonë. Duket si një shkarje e vogël, por me të dhënat e tanishme nuk mund ta caktojmë sa. Pritet që me kalimin e ditëve dhe me mbledhjen e të dhënave të tjera të zbulojmë edhe rrethanat e këtyre tërmeteve të papritur në Evia”, tha ai pak ditë më parë.