Propozim i Aleancës për Shqiptarët për subvencionim të energjisë për amvisëritë familjare

Siç edhe u paralajmëruam, departamenti për ekonomi pranë Aleancës për Shqiptarët , sot para opinionit publik do të prezantojë masat që duhet të ndërrmarë qeveria e RMV lidhur me subvencionimet e konsumatorëve që kanë arritur të kursejnë energji elektrike krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, masë e cila do të sillte efekte ekonomike pozitive edhe për vet buxhetin e shtetit dhe do të ishte shtysë që edhe konsumatorët e tjerë familjar ta kursejnë energjinë elektrike .


Propozimi i ASH konsiston në atë që pjesa e kursyer e energjisë elektrike në tarifën e lartë ( ditore ) krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të subvencionohet .

Supozojmë se një konsumator kursen energji elektrike këtë muaj në tarifën e lartë ( ditore ) krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në masën prej 19,74 %, në këtë rast propozojmë që në këtë masë të përqindjes të subvencionohet edhe fatura aktuale e konsumatorit .

Po e ilustrojmë me një shembull

KONSUMI PARA NJE VITI

Tarifa e larte energjia e konsumuar 304 kW/h
Tarifa e ulet energjia e konsumuar 350 kW/h
Tarifa e larte + Tarifa e ulet energjia e konsumuar 654 kW/h

KONSUMI AKTUAL

Tarifa e larte energjia e konsumuar 244 kW/h
Tarifa e ulet energjia e konsumuar 350 kW/h
Tarifa e larte + Tarifa e ulet energjia e konsumuar 594 kW/h

KURSIMI I ENERGJISE NE TARIFEN E LARTE

Tarifa e larte energjia e kursyer 60 kW/h 19.74%

Vlera e fatures para nje viti me cmimet aktuale
zonat ditore kW/h ne muaj te konsumuar cmimi vlera per te paguar
zona e pare 210 4.3484 913.16
zona e dyte 94 4.7017 441.95
zona e trete 0 5.2877 0.00
zona e katert 0 14.1025 0.00
Totali tarifa e larte 1,355.12
zona e nates kW/h ne muaj te konsumuar cmimi vlera per te paguar
zona e pare 350 0.6193 216.76
Totali tarifa e ulet 216.76
Energjia e konsumuar 1,571.87
Distribuimi dhe transmetimi 2,206.73
Energjia + distribuimi + transmetimi 3,778.60
tvsh 5 % 188.93
Totali me TVSH 3,967.54
Taksa komunale 183.75
Totali 4,151.00

Vlera e faturës me çmimet aktuale me kursimin e kryer dhe me propozimin e ASH
zonat ditore kW/h ne muaj te konsumuar cmimi vlera per te paguar
zona e pare 210 4.3484 913.16
zona e dyte 34 4.7017 159.86
zona e trete 0 5.2877 0.00
zona e katert 0 14.1025 0.00
Totali tarifa e larte 1,073.02
zona e natës kW/h ne muaj te konsumuar cmimi vlera per te paguar
zona e pare 350 0.6193 216.76
Totali tarifa e ulet 216.76
Energjia e konsumuar 1,289.78
Distribuimi dhe transmetimi 2,004.27
Energjia + distribuimi + transmetimi 3,294.05
subvencionimi 19.74% 650.25
Totali pas subvencionimit 2,643.80
tvsh 5 % 132.19
Totali me TVSH 2,776.00
Taksa komunale 183.75
Totali 2,960.00

Nga ky shembull shihet se nëse konsumatori kursen energji elektrike në masën prej 19,74 % , atëherë nëse pranohet propozimi ynë , konsumatori do të përfitojë subvencion në vlerë prej 650,25 denarë , ndërsa fatura në vlerë për të paguar do të jetë më e ulët për 1.191,00 denarë (si rezultat i kursimit te energjise dhe subvencionit te aprovuar ) .

Ne rast te kursimit te energjise elektrike me aplikimin e mases se subvencionimit për konsumatorët, do te kete benefite edhe buxheti shtetetor pasi nuk do te kete nevoje qe permes prokurimeve publike te importohet energji dhe e njejta nuk do te paguhet me cmime aq te larta sa qe aktualisht tregtohet ne bursat europiane të energjise .

Vetëm nje fakt , sot Elektranat e Maqedonis se Veriut ( EMV ) kane hapur tenderim publik per importim te energjise elektrike per periudhen 08.12.2022 deri ne 11.12.2022 ne masen prej 8.840 MWh , energji elektrike e cila do ti kushtoje buxhetit te shtetit mbi 3 milion e 700 mije € .

Nese supozojme se nga kjo sasi e energjise elektrike prej 8.840 MWh do të kursehej nga konsumatoret familjar, vlera e subvencionit qe do te ndahej per konsumatoret do te jete ne vlere afërsisht prej 1 milion e 600 mije €, ndersa siç theksuam më lartë për këtë sasi te energjise elektrike të importuar permes prokurimit publik , shteti do te duhej te ndante 3 milion e 700 mijë € , pra do te kete mjete te mjaftueshme per subvencionin të konsumatoreve qe kursejne energji elektrike dhe nga ana tjeter edhe buxheti i shtetit do te kursente 2 milion e 100 mije € .

Këtë masë të subvencionimit ASH e propozon që të jetë aktive gjatë sezonit dimëror për periudhën dhjetor 2022 – prill 2023, interval kohor kur është në fuqi edhe masa antikrizë për energjinë elektrike .

Departamenti per ekonomi prane ASH