Për të pasur demokraci të mjaftueshme e njëjta duhet të mbështetet nga qytetarët

Ejup Berisha

Ndonjëher kur njërëzit janë të ngarkuar psiqikisht dhe fizikisht në përditshmërinë e tyre, të njëjtëve u duket se nuk po mund të ngopen mjaftueshëm me frymëmarrje apo se nuk ka ajër të mjaftueshëm për ta bërë ata këtë gjë. Kjo nuk është e vërtetë sepse ajër në atmosferë ka sa të duan njerëzit, këtë Perendia e ka krijuar me boll-llëk për ta. Nëse osigjeni është i domosdoshëm për njerëzit për të marrë frymë që u mundëson atyre që të jetojnë në tokë atëher edhe Demokracia është një lloj oksigjeni për qytetarët që jetojnë në një shtet ose në një shoqëri të caktuar të organizuar politikisht. Më çartë thënë qëtë mund të jenë më të qetë njerëzit në një ambient të caktuar politik këtyre politikanët duhet tu krijojnë ambient më të qetë,më të volitshëm dhe më të shtensionuar politik. Është fakt se ambient politik ku jetojnë njerëzit është përher jo i qetë, i trazuar, i tensionuar por dhe i ngarkaur me mosmarrveshje me tensione të shumta pasiqë aty gati përher gërshetohen kërkesa dhe interesa të ndryshme kundërthënëse të njerëzve, prandaj në politikë përher ka zënka të shumta dhe konflikte të shpeshta mes individëve që janë pjesë të ambienteve politike. Derisa Perëndia asnjëher nuk i ka lënë pa ajër njerëzit politikanët nga ana e tyre janë më zemërngushtë dhe më koprrac, këta ndodh që shumë shpesh qytetarët ti lënë pa oksigjen (pa demokraci) në ambientet politike. Mungesa e oksigjenit në ajër dhe në politikë lexo të demokracisë në politikë bartin rreziqe dhe pasoja të njëjta për njerëzit, këto dy mungesa mund të shkaktojnë dëmtimin apo dhe vdekjen e njerëzve. Për të pasur demokraci të caktuar në një shtet dhe në një shoqëri ajo duhet të ketë mbështetje nga qytetarët, ndërsa për të pasur ajër të mjaftueshëm kjo varet vetëm prej Perendisë, ndërsa se sa do të ruhet pastërtia e ambinetit jetësor nga ndotja kjo gjë varet në masë të madhe nga qytetarët. Nëse nuk ka mbështetje të duhur për demokracinë nga qytetarët në shtet dhe në shoqëri atëher edhe ajo do të jetë shumë e dobët. E një demokraci e tillë është dëshmi se edhe qytetarët janë të tillë të dobët,të pafuqishëm e me këtë edhe të parëndësishëm. Një hulumtim i bërë në Bashkimin Europjan për mbështjetjen dhe për rëndësinë e demokracisë flet se niveli mesatar i mbështetjes për idenë se sa është e rëndësishme të jetosh në një vend të qeverisur në mënyrë demokratike është mbi 8 të matur në shkallën prej 0 deri më 10 dhe atë në 24 prej 29 vendeve të BE-së. Këto të dhëna dëshmojnë se pavarësisht se ku jetojnë, evropianët ata kërkojnë më tepër demokraci. Krahas rëndësisë së aspekteve kyçe procedurale të një demokracie liberale zgjedhore siç janë zgjedhjet e lira e të drejta dhe barazia para ligjit, qytetarët e anketuar europjan i kanë vlerësuar edhe dimensionet sociale dhe të drejtpërdrejta të demokracisë mesatarisht mbi 8 prej shkallës 1 deri më shkallën 10. Demokracia, sipas idealeve të qytetarëve europian, supozohet të ketë edhe dimension social si dhe t’u japë mundësi qytetarëve që të marrin pjesë drejtpërsëdrejti në procesin e vendimmarrjes. Për më tepër duket se evropianët kanë një nocion më të gjerë të demokracisë, i cili nuk kufizohet vetëm në një konceptim thjesht procedural të saj. Krahas rëndësisë së aspekteve kyçe procedurale të një demokracie liberale zgjedhore, siç janë zgjedhjet e lira e të drejta dhe barazia para ligjit, të anketuarit europjan i kanë vlerësuar edhe dimensionet sociale dhe të drejtpërdrejta të demokracisë mesatarisht mbi 8 nga shkalla 1 deri më shkallën 10. Shikuar nga aspakti i mbështetjes së demokracisë këtu te ne duhet thënë se qytetarët e rajonit të Gadishullit të Ballkanit ku bën pjesë edhe shteti ynë RMV këtu demokracinë qytetarët e mbështesin vetëmse verbalishtë ndërsa kur duhet të bëjnë diçka konkrete që ta jetësuar atë në praktikë në ambientin politik shumica absolute e tyre heqin dorë dhe dorëzohen.Këtu në rajonin tonë egziston një koncept shumë i ngushtë i demokracisë i cili atë e sheh vetëm si procedurë apo mundësi për ti zgjedhur përfaqsusit e politik nëpër poste të ndryshme politike. Këtu te ne askush nuk i anketon qytetarët për të parë se sa e nevojshme është demokracia për ta por të rëndësishme janë vetëmse prononcimet e politikanëve për atë se sa shumë demokraci lejojnë të njëjtët në shoqëri dhe në shtet, Dhe derisa nuk ka të dhëna të sakta, të besueshme dhe konkrete se sa demokraci duan qytetarët e Gadishullit të Ballkanit në shtetet dhe shoqëritë e tyre atëher kjo është dëshmi se ajo-demokracia është shumë e pakët dhe tejet e dobët në këtë rajon e me këtë edhe e pamjaftueshme