Një i mitur dërgoi kërcënime për bomba në disa shkolla të Shkupit, ja çfarë thotë Ministria e Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka dalë me detaje në lidhje me denoncimet e rreme për bomba në disa shkolla të Shkupit.


Nga MPB njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një të mituri nga Shkupi në lidhje me disa nga denoncimet për bomba.

Sipas MPB-së, i njëjti dyshohet se i inspiruar nga denoncimet tjera, me datë 04.11.2022 përmes kompjuterit të tij ka krijuar adresë të sigurt elektronike, pas çka përmes telefonit të tij në ora 14:04 ka dërguar kërcënime deri tek 4 shkolla të mesme në Shkup. Në prani të nënës së tij 43-vjeçare nga Shkupi me iniciale D.K.Q. është realizuar bisedë informative me datë 07.11.2022, ku i mituri ka pranuar veprën dhe ka shpjeguar se si ka vepruar.