Në Shkup filloi manisfetimi kulturor-shkencor “Ditët e Bogdanit

Sot në Shkup filloi manisfetimi kulturor-shkencor “Ditët e Bogdanit”, organizuar nga ITSHKSH, redaksia e botimeve Drita (Ipeshkvia e Kosovës) dhe Instituti “Ali Hadri” i Prishtinës”, i cili do të përfiundoj nesër në Prishtinë me një akademi solemne kushtuar figurës së Pjetër Bogdanit.

Manifestimi i sotëm filloi me vënien e luleve të freskëta pranë shtatores së Pjetër Bogdanit që ndodhet përballë Parlamentit të Maqedonisë, një homazh ky do organizohet çdo 5 dhjetor, që përkon me evokimin e 6 dhjetorit të vitit 1690, ditën kur ai i mbylli sytë përgjithmonë në Prishtinë.
Më pas manifestimi u transferua në ITHSKSH, ku edhe u mbajt tryeza shkencore , në të cilën studiues nga Shkupi, Prishtina e Tirana me kumtesat e tyre ndriçuan aspekte të njohura e të panjura nga jeta dhe vepra e Pjetër Bogdanit. Me këtë rast,drejtori i ITHKH, prof.dr. Skender Asani, tha se figura e Pjetër Bogdanit është vazhdimësia e natyrshme e epokës së lavdishme të Gjergj Kastrioti Skenderbeut dhe pararendësi i hershëm i Rilindjes sonë Kombëtare, që kulmoi me Pavarësinë e vititi 1912.
“Një pjesë të mire të jetës së tij ai e kaloi në Shkup (1677 – 1689) dhe në Kosovë, me çka dëshmoi në praktikë kontinuitetin historik të një trashëgimie të lashtë iliro-arbërore-shqiptare në këto troje, ku Dioqeza Shkup – Prizren ishte vula e kësaj dëshmie. Me manifestimin kulturor-shkencor “DITËT E BOGDANIT” duam të rikonfirmojmë një fakt shkencor se dialektika e zhvillimit mendor, social, e ekonomik të një populli shkon përtej përkufizimeve që i dikton politika e ditës, kurse trajtimi i figurës emblematike të Pjetër Bogdanit nga ana e intitucioneve tona në Shkup dhe në Prishtinë, është spjegimi më i natyrshëm i kësaj dialektike”, nënvizoi Asani.
Ndërkaq Dom Luh Gjergji tha se pa jetën dhe veprën e frytshme dhe të gjithanshme të Pjetër Bogdanit, shekulli XVII për ne do të ishte i errët, pasi që raportet apo relacionet janë kryesisht turko-otomane apo greko-slave, dhe si të tilla shpesh të njëanshme dhe të mangëta me informata të rëndësishme për njohjen e kontekstit gfetar, kulturor dhe shoqëror të asaj kohe.
“Për mua Imzot Pjetër Bogdani ishte dhe mbetet Gjergj Kastrioti – Skënderbei i dytë, njeri i cili në mënyrën më të mire të mundshme e kishte kuptuar dhe interpretuar historinë tonë, kishte krijuar një “hallkë” për t’u lidhur me të kaluarën tone të lavdishme, por pa harruar kurrë lidhjen ,e të tashmenj dhe projektimin e së ardhmes tone fetare e kombëtare”, vuri në dukje Dom Lush Gjergji.
Studiuesja nga Tirana, Anila Omari, duke folur mbi rëndësinë që Bogdani i jepte gjuhës, sidomos asaj amtare, si mjeti kryesor për përhapjen e dijes tha se ai do t’i përvishet punës për hartimin e një vepre të gjerë në gjuhën shqipe.
“Një nga qëllimet e rëndësishme të shkrimit të veprës së tij është gjallërimi i gjuhës shqipe , e cila “duke u gjendur kombi mes turqve, grekëve e serbëve, gjuha po shkon vazhdimisht duke u bjerrë”. Për ndërmarrjen e një vepre me përmasa të konsiderueshme e përmbajtje shumëpërmasore si Cuneus Prophetarum, Pjetër Bogdani hasi në vështirësi të mëdha për sa i përket mjeteve shprehëse që zotëronte shqipja e asaj kohe, siç e tregon vet në parathënien e veprës së tij”, u shpreh Anila Omari.
Për figurën e Pjetër Bogdanit nga këndvëlshtrie të ndyrshme folën edhe Evalda Raci e cila trajtoi “Dimensionin dituror në veprën e shkrimtarinë e Pjetër Bogdanit”, pastaj Gjon Berisha foli për “Sfondin polititik të Bogdanit në kryengritjet antiosmane”, Nuri Bexheti për “Pjesëmarrjen e shqiptarëve në Türkenkriege (1689 – 1690), Albert Ramaj p;r “Dokumentet për Ipeshkvinë e Shkupit dhe Bogdanin 1650 – 1700)” si dhe Emin Azemi “Rreth Sibilave të Bogdanit”.
Manifestimi i sotëm “Ditët e Bogdanit” përfundoi me një fjalë përmbyllëse të Teuta Shalës, u.d drejtore e Institutit të Historisë – Prishtinë, e cila ndër të tjera tha se mbajtja e kësaj tryeze shkencore përbën një hap modest për të vënë në pah kontributin shumdimensionale të Bogdanit, ngase edhe natyra e kumtesave ishte e fokusuar në të gjitha fushat e veprimarisë së tij.
Manifestimi “Ditët e Bogdanit” do të përfundojë nesër (e martë) me një akademi solemne në Qendrën “BogdaniPolis” (Ipeshkvia e Kosovës) dhe siç paralajmroi drejtori Asani ky manifestim do të jetë tradicional që do ti dedikohet kryeisht figures së Pjetër Bogdanit nga shumë aspekte.