MPB: Aksioni policor në Haraçinë, është arrestuar një person që po kërkohej me fletarrestim

MPB njofton se mëngjesin e sotëm, nga ora 05:00 deri në ora 08:30, policia ka realizuar bastisje në Haraçinë të Shkupit. MPB njofton se fillimisht kanë privuar nga liria një banor të Haraçinës. 49-vjeçari N.R. kërkohej për vuajtje të dënimit prej një vjet e gjysmë burg, pasi ishte kapur me armë.


“Në zonën e fshatit Haraçinë, Shkup, është privuar nga liria N.R.(49) nga fshati Haraçinë. Ndaj tij ishte lëshuar fletarrest qendror sipas urdhrit të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, me çka kërkohej për vuajtje të dënim me burg prej një viti e gjysmë”, thonë mes tjerash nga MPB.