Miratohet amandamenti për rishpërndarje të mjeteve për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sonte unanimisht miratoi amandamentin e Propozim buxhetit për vitin 2023 për rishpërndarje të një milion e shtatëdhjetë e dy mijë denarëve për ekzekutim më efikas të funksioneve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.

Amandamentin që është në koordinim me Komisioni e propozoi deputetja nga LSDM-ja, Sanella Shkrijelj e mbështetën edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Komisioni ditën e dytë me radhë debatoi rreth amandamenteve të propozim buxhetit për vitin 2022, me ç’rast u miratuan dy ndërsa dy u refuzuan.

Shumica në pushtet në Komision e konteston votimin për amandamentin e dytë të miratuar që e parashtroi grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Ripërtëritje të Maqedonisë me kërkesë të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, ndërkaq me të cilin parashihen mjete për rritjen e rrogave në administratë për 15 për qind.

Pasi që deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska e arsyetoi amandamentin, ndërsa pas saj foli edhe bashkëpartiakja e saj Eli Panova, kryetari i Komisionit, Bojan Stojanovski e mbylli debatin dhe e vendosi në votim amandamentin, me ç’rast konstatoi se “për” votuan gjashtë anëtarë të Komisionit, ndërsa asnjë “kundër” dhe “i përmbajtur”. Derisa zgjati votimi, reaguan deputetët nga shumica në pushtet, duke kërkuar pauzë dhe duke akuzuar se votimi nuk ka qenë i rregullt sepse, derisa zhvillohej, akoma nuk ishin kthyer kolegët e tyre të cilët ndodheshin në një ngjarje tjetër.

Maria Georgievska nga LSDM kërkoi Stojanovski ta korrigjojë dhe ta përsërisë votimin, duke vlerësuar se veprimi i deputetëve nga VMRO-DPMNE “është më se joserioz dhe i pahijshëm dhe se shesin truqe të lira në Komision”.

Stojanovski, ndërkaq, i hodhi poshtë pohimet se e ka shkelur punën e Komisionit dhe Rregulloren. Sqaroi se konkludoi se të gjitha argumentet nga debati janë shterur pas paraqitjeve të dy deputeteve, pas të cilave edhe ai ishte paraqitur për fjalë, por, siç tha, konkludoi se të gjitha argumentet nga debati janë shterur dhe nuk ka poentë të përfshihet sepse ishin shterur të gjitha argumentet. Deputetët e paraqitur pas tij, sqaroi, hoqën dorë, ndërsa menjëherë pasi u tërhoqën, unë duhej të veproja sipas skenarit dhe u vendos në votim, ju nuk votuat”, tha Stojanovski.

Paraprakisht në debatin e sotlm shumic anë pushtet në Komision nuk i pranoi amandamentet me të cilat deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan të shtyhet rritja e Tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) për energjinë elektrike prej 5 në 15 për qind që është planifikuar të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, si dhe të caktohen mjete për 30 për qind rroga më të larta të administratës në kuvend.

Gjithsej janë parashtruar 263 amandamente prej të cilave 199 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Debati i amandamenteve rreth Propozim buxhetin për vitin 2023 do të vazhdojë të hënën në orën 11:00, paralajmëroi Stojanovski.