Mësimet nga SIDA mund të na ndihmojnë të mposhtim sëmundje të tjera

Sapo mbërrita në aeroportin Entebbe të Ugandës, u shokova kur rrugës për në Kampala pashë njerëz duke ndërtuar arkivole prej druri. Ishte mesi i viteve 1980 dhe unë po studioja epiqendrën e një gjendjeje të re që po shkatërronte Afrikën: SIDA-n.


Pas infektimit me virusin e mungesës së imunitetit të njeriut (HIV), njerëzit mund – pas një sëmundjeje fillestare, të shkurtër, të ngjashme me gripin të jetonin për vite. Por pa trajtim, pasojat janë gjithmonë fatale. Rreth 85 milionë janë infektuar dhe 40 milionë kanë humbur jetën deri më tani.