Ky është 16 vjeçari që u gjend i vdekur në Banjën e Tetovës (FOTO)

Gazetari i portalit Tetovasot, Nevrij Ademi nga informacionet jozyrtare që ka arritur të merr vesh nga stacioni policor në Tetovë, është arrestuar një person e gjinisë femërore si e dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit që sot u gjend pa shenja jete në Banjën e Tetovës.


Ndryshe 16 vjeçari nga fshati Novo Sellë ishte raportuar si i zhdukur mbrëmjen e mërkurës nga prindi, ndërsa sot në mëngjes ishte gjetur pa shenje jeta në Banjën e Tetovës.

Dyshimet e para jozyrtare gjatë ditës ishin se i riu kishte kryer vetëvrasje. Por, policia ende është duke hetuar rastin dhe nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me vdekjen e të riut./TS

Ky është 16 vjeçari: