Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq sot në Tiranë do të marrin pjesë në Samitin Ballkani Perëndimor-Bashkimi Evropian

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor, do të marrë pjesë dhe do të flasë sot në Samitin për Ballkanin Perëndimor – Bashkimi Evropian, në Tiranë.

Pjesëmarrësit e Samitit do të priten nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku është paralajmëruar prania e përfaqësuesve më të lartë nga BE-ja.

Në Samit, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja pritet të miratojnë një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në disa segmente, e cila siguron kushte dhe përfitime më të mira për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu është planifikuar të nënshkruhet një marrëveshje për uljen e çmimeve të tarifave të roaming ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.

Në Samitin e Tiranës, kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë edhe në dy panel diskutime, në fokus të të cilave do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, garantimi i demokracisë, paqes dhe lirisë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet vendeve. në përballjen e përbashkët të sfidave të imponuara nga kriza ekonomike dhe energjitike.

Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski në Tiranë janë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.