Kapen armë dhe municione gjatë bastisjes, i moshuari nga Maqedonia mbante arsenal armësh në shtëpi

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i moshuar nga Kavadari pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municione. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të cilit do të bëhet kallëzimi përkatës.


“Zyrtarë policorë të stacionit policor Kavadar kanë privuar nga liria O.T.(73) nga Kavadari. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, të kryera me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Crvena Zastava” me këllëf dhe dy karikatorë me gjithsej nëntë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një pistoletë “Gesichept” me një karikator, një pistoletë dhe 61 fishekë me kalibër të ndryshëm”, thonë nga MPB.