Holanda ia kthen Bullgarisë bllokadën që i bënte Maqedonisë, nuk lejon pranimin e saj në zonën Shengen

Javën e ardhshme Holanda do të dakordohet që Rumania dhe Kroacia t’i bashkangjiten zonës së Shengenit, por do ta bllokojë pranimin e Bullgarisë.

Qeveria holandeze në mbledhjen e sotme vendosi se Bullgaria ende nuk i përmbushë kushtet për hyrje në Shengen, thekson ky medium.

Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Vopke Hoekstra pas takimit deklaroi se ende është “shumë herët” të arrihet pajtim për inkuadrimin e Bullgarisë. Sipas tij, Holanda mund ta rishqyrtojë çështjen vetëm kur të bëhet e qartë se Bullgaria ka sundim efektiv të së drejtës dhe se shteti është i aftë të përballet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.