Grubi: Korridori 8 europian i transportit si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë shtesë dhe mundësi për rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi duke folur mbi vendimin e Komisionit Evropian, që propozimi që Korridori 8 të hyn në Korridorin Evropian për Ballkanin Perëndimor – Mesdheu Lindor, të vendoset në rend dite para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave ka theksuar se me këtë vendim, Korridori 8 europian i transportit si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë shtesë dhe mundësi për rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

“Sot po ndaj me ju edhe një tjetër lajm të mrekullueshëm: Më në fund Korridori 8 hyn në korridoret europiane për Ballkanin Perendimor dhe Mesdheun Lindor si pjesë e linjës kryesore të korridoreve kryesore trans-europiane. Si rezultat i iniciativave të vendeve nga Ballkani Perendimor përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Italinë, ka qenë vendimi i Komisionit Europian që këtë propozim ta vendosë në rend të ditës para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave”, thekson zëvendëskryeministrit Grubi.

Me këtë vendim, shton ai, Korridori 8 europian i transportit si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë shtesë dhe mundësi për rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/696939598462228