Gjithçka gati në Kodrën e Diellit, Adem Avziu: Këtë vit presim më shumë turist, do të ringjallet edhe Tetova (VIDEO)

Që kur Adem Avziu erdhi në drejtimin e Kodrës së Diellit, kjo zonë turistike është bërë shumë atraktive dhe cdo vit aty po bëhet një vend ku numri i turistëve dhe jo vetëm është bërë shumë më i madh shkruan TetovaSot.
Edhe këtë sezon pritet një frekuentim më i madh ndërsa përpara kemi një sezon dimërorë që jep shpresë se do të jetë shumë i vizituar në njërën ndër qendrat që do të sjellë shumë përfitime jo vetëm për Kodrën e Diellit por edhe për vetë qytetin e Tetovës në përgjithësi.


Ashensorët dhe ski liftet tashmë sipas drejtorit Avziu janë gati për fillimin e sezonit turistik.
“Ne jemi të gatshëm për fillimin e sezonit turistik 2022-2023 dhe të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë .Ne presim të kemi rreshje të mjaftueshme të dëborës që të kemi kushte optimale për skijim dhe siguri” thote Avziu.
Sipas tij të gjithë ski liftet dhe ski ashensorët janë të kompletuar .
Ai poashtu konfirmoi se për vitin e ardhshëm do të ketë investime të reja duke përfshirë zgjerimin e shtigjeve të reja për skijim dhe ngjajshëm .

Planifikohet komplet investim dhe implementim i sistemit të borës artificiale si dhe renovimi i hotel Sllavia si dhe do ketë investime në sferën e infrastrukturës për ringjalljen e sezonit verorë . /Tetovasot/