Formacionet zyrtare Hollandë-SHBA: Gakpo dhe Pulisiç, “kokë më kokë”, për një biletë çerek-finaleje

Pas një orë, në “Khalifa International Stadium” do të startojë, faza më e “nxehtë” e kampionatit, ajo me eleminim direkt. Hollanda do të presë Amerikën, në një përballje ku mund të pritet gjithçka, me “tulipanët” që po vujnë nga gripi dhe sulmin e befasishëm amerikan.

Louis van Gaal ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formacionin 3-4-1-2. Në portë tekniku i “portokallinjve” akoma nuk e ka humbur besimin e tij te veterani Noppert. Mbrojtja me 3 e përbërë nga Timber, van Dijk dhe Ake i jep mjaftueshëm siguri teknikut për të ndalur sulmet e Pulisiç. Vija para mbrojtjes do të përbëhet nga 4 lojtarë, Dumfries, de Roon, de Jong dhe Blind, të rreshtuar respektivisht nga e djathta, në të majtë. Përpara tyre do të vendoset Klaassen, i cili do të jetë “ndihmësi” i dyshes sulmuese Gakpo-Depay.

Në krahun tjetër tekniku Berhalter ka zgjedhur formacionin 4-1-2-3 , për të ndalur ofensivat sulmuese të “tulipanëve”. Turner në portë. Përpara tij Dest, Zimmerman, Ream dhe Robinson. Në mesfushën defensive do të vendoset Tyler Adams dhe para tij 2 lojtarë fizik dhe teknik, Musah e McKennie. Sulmi me tre do të përbëhet nga Timothy Ëeah, Jesus Ferreira dhe kapiteni Christian Pulisiç.

Fituesi i këtij dueli do të përballet në fazën çerek-finale, me fituesin e ndeshjes Argjentinë-Australi, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20:00.